Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Nëpunësit policorë të SPB Tetovë parandaluan një vajzë që të vetëvritej, u privua nga liria një burrë nën dyshimin për ndërmjetësim në prostitucion

Nëpunësit policorë të SPB Tetovë parandaluan një vajzë që të vetëvritej, u privua nga liria një burrë nën dyshimin për ndërmjetësim në prostitucion

Nëpunësit policorë të SPB Tetovë shpëtuan një vajzë të re e cila donte të hidhej nga dritarja e një moteli në Tetovë dhe të vetëvritej.

Sot, në orën 14.35, sipas kallëzimit të mëparshëm nga L.K., se pas mosmarrveshjes me një person femër e cila nuk donte të largohej nga moteli, nga ana e nëpunësve policorë SPB Tetovë u konstatua në vendngjarje se një person femër po qëndronte buzë dritares së dhomës të hotelit duke kërcënuar se do të hidhej ose do të lëndohej me një send të mprehtë që mbante në dorë. Me urdhër të prokurorit publik, nëpunësit policorë hapën me forcë derën e dhomës dhe e penguan vajzën në synimin e saj.

Ajo u transferua në Spitalin Klinik në Tetovë për dhënien e ndihmës mjekësore. Ndërkohë, policia e privoi nga liria L.K. nën dyshimin për ndërmjetësim në prostitucion. Në këtë aksion një nëpunës policor ka pësuar lëndime të lehta.

Pas përfundimit të hetimit, do të ngrihen parashtresa përkatëse.

Accessibility Menu