SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal kundër K.P. (59), M.K. (41) dhe S.M. (38), të gjithë nga Kriva Palanka, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "Keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar". I denoncuari i parë K.P., i punësuar në Komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim dhe në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e tij të punës, përgatiti vendim për ndryshimin e investitorit, edhe pse afati i lejes së ndërtimit, të cilën e posedonte investitori, kishte skaduar.
E denoncuara e dytë M.K. - udhëheqëse e Departamentit për Urbanizëm, Komunikacion dhe Mbrojtje të Mjedisit në Komunën e Kriva Pallankës, në kundërshtim me detyrat dhe obligimet e saj të punës, nuk ka bërë mbikëqyrjen dhe kontrollin e detyrueshëm të vendimit për ndryshimin e investitorit dhe me nënshkrim e miratoi si të vlefshëm, me çka i mundësoi G.S. nga Kriva Pallanka të vazhdonte ndërtimin e filluar më parë të shtëpisë me hapësirë afariste pa poseduar leje të vlefshme ndërtimi.
I denoncuari i tretë, si kryetar i komunës së Kriva Pallankës, nuk ka kryer mbikëqyrje dhe kontroll të detyrueshëm të vendimit të nxjerrë për ndryshimin e investitorit dhe e ka miratuar atë si të vlefshëm me nënshkrim ose faksimile dhe vulë të komunës.