Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arrestohen tre grabitës në Shkup, vijon kallëzimi

Arrestohen tre grabitës në Shkup, vijon kallëzimi

Më 16.04.2025 rreth orës 23:30 në zonën e Bit Pazarit në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria S.A.(19) nga f.Kondovë, rrethi i Shkupit, M.I. (22) dhe R.F. (20), të dy nga Shkupi. Ata dyshohen se rreth orës 22:25, në një vendndalim autobusësh në zonën e Bit Pazarit duke u kërcënuar u kanë marrë para pesë të miturve nga f.Kuçevishtë i Shkupit, ndërsa kur e kanë lëshuar vendin e ngjarjes kanë hasur në dy të mitur të tjerë nga fshatrat Idrizovë dhe Trubarevë të Shkupit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkërendim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse me procedurë të shpejtë.

Accessibility Menu