Më 17.04.2025 në ora 19.30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Kontrolle Kufitare dhe Mbikëqyrje Kufitare Bogorodicë vunë re pesë persona duke tentuar që të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror. Në të njëjtën kohë, nga liria u privuan L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë, pasi ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve, ndërsa për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim emigrantësh” sipas nenit 418-B të Kodit Penal, gjithashtu, në afërsi të vijës kufitare u privuan nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T., të dy nga Gjevgjelia. Afë tyre u gjetën telefona celularë të cilët u ngritën për veprime të mëtejme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në bashkërendim me prokurorin publik, kundër tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.