Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Toshkovski nga Ohri: Numri i udhëtarëve në Aeroportin e Ohrit është rritur për 20%, SPB Ohër dhe QR Perëndim janë gati për një sezon të sigurt turistik

Toshkovski nga Ohri: Numri i udhëtarëve në Aeroportin e Ohrit është rritur për 20%, SPB Ohër dhe QR Perëndim janë gati për një sezon të sigurt turistik

 Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot ka qëndruar për një vizitë pune në SPB të Ohrit dhe në Stacionin policor të vendkalimit kufitar "Shën Apostoll Pavle", ku ndodhet Aeroporti i Ohrit.

Konstatim pozitiv nga vizita është se kemi rritje të udhëtarëve në këtë pikë kufitare, si dhe në të gjitha pikat kufitare brenda Qendrës Rajonale – Perëndim.

“Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, këtë vit kemi një rritje prej rreth 20% të udhëtarëve në pikën kufitare të Aeroportit dhe rreth 30% në pikën kufitare Bllatë afër Dibrës. Jemi duke u fokusuar në rritjen e kushteve teknike dhe kapaciteteve njerëzore me të cilat do të mund t'i përgjigjemi në mënyrë adekuate numrit të shtuar të udhëtarëve që kemi gjatë kësaj periudhe kohore. “Është mirë që kemi rritur shkëmbimet turistike dhe dëshirojmë që ky numër të rritet në vazhdimsi, që sa më shumë turistë të shohin bukuritë e Ohrit dhe Maqedonisë”, potencoi ministri Toshkovski.

Ministri Toshkovski theksoi se MPB-ja dhe SPB Ohër janë duke ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që të gjithë turistët në sezonin e ardhshëm të jenë të sigurt dhe të shijojnë pushimet e tyre, si në kuadër të SPB Ohër ashtu edhe në mbarë vendin.

Accessibility Menu