Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Janev viziton pikat kufitare Dojran dhe Bogorodicë

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike Janev viziton pikat kufitare Dojran dhe Bogorodicë

Sot (18.04.2025) drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, Aleksandar Janev, mori pjesë në Vendkalimin kufitar Dojran, ku janë vendosur, mundësuar dhe nga sot funksionojnë dy pika të reja kontrolli, ndërsa njëkohësisht janë hapur dy linja të reja kalimi.
"Ky hap i rëndësishëm është rezultat i idesë së përbashkët që e inicuam para disa muajsh së bashku me kolegët të VK Dojran dhe Qendrës Rajonale Jug. Sot, kjo ide është bërë realitet," theksoi drejtori i BSP Janev, duke shtuar se pas dekadave, pas tranzicioneve të shteteve dhe të administratave, VK Dojran merr një dimension të ri, një pamje të re që mundëson kalim më efikas dhe më të shpejtë të udhëtarëve dhe automjeteve. Me kapacitetet e reja zvogëlohet ndjeshëm kohën e pritjes, veçanërisht në periudhat me qarkullim të ngarkuar.

"Ky projekt nuk është vetëm i rëndësishëm për bashkësinë lokale - rajonin, por edhe Maqedoninë, si dhe turistët e huaj që marrin një mundësi të vërtetë për një kalim më të lehtë dhe më të shpejtë të kufirit me Greqinë, përmes VK Dojran. Besojmë se kjo do të kontribuojë në rritjen e turizmit, shkëmbimin ekonomik dhe lidhjen edhe më të mirë ndërmjet dy vendeve. Kjo është vetëm edhe një dëshmi se kur ka vullnet dhe vizion-rezultatet nuk mungojnë, tha Janev.

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme sot gjithashtu realizoi një vizitë pune edhe në VK Bogorodicë, ku drejtpërdrejtë nga linja e parë pa kontrollin dhe rrjedhën e pasagjerëve dhe qarkullimit.
"Me udhëheqësin e sapoemëruar të VK Bogorodicë biseduam për rëndësinë e kësaj pike kontrolli, për nevojën e punës profesionale, të përgjegjshme dhe të përkushtuar të të gjithë nëpunësve policorë që punojnë në këtë pikëkalimi. Ia kam theksuar kolegëve të mi se angazhohem vazhdimisht dhe do të angazhohem për promovimin e kushteve, njohurive dhe posaçërisht modernizimit të policisë me ndihmën e mjeteve moderne digjitale, të cilat çdo nëpunës policor duhet parë dhe përdorur si përfitim dhe lehtësim të punës dhe jo si barrë ose si dukuri nga e cila duhen të kenë frikë. Gjithashtu theksova se mbajtja e uniformës policore nuk është vetëm profesion, por ajo është krenari dhe obligim, me çka përfaqësohet shteti dhe çdo nëpunës i uniformuar policor ka nderin të jetë përfaqësues i vlerave kombëtare, " tha me bindje drejtori Janev, duke konkluduar se vazhdohet me përkushtimin në drejtim të avancimit të infrastrukturës kufitare dhe krijimit të kushteve për një vendkalim modern, efikas dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. 

Accessibility Menu