Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kontroll veprimi nga SPB Shkup dhe Inspektorati Shtetëror i Transportit, janë shqiptuar 38 sanksione

Kontroll veprimi nga SPB Shkup dhe Inspektorati Shtetëror i Transportit, janë shqiptuar 38 sanksione

Sot (16.04.2025) në periudhën nga ora 06:00 deri në ora 10:00, nëpunësit policorë nga SPB Shkup, në aksion të përbashkët me Inspektoratin Shtetëror të Transportit pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, kanë kryer kontroll në zonën e Shkupit për zbatimin e rregulloreve ligjore dhe transportin e automjeteve të pasagjerëve dhe të mjeteve transportuese motorike, me të vetmin qëllim të sigurohet siguri më e madhe dhe ligjshmëri në fushën e transportit.

Ndërkohë, nëpunësit policorë të SPB Shkup, ndërmorën nëntë masa urdhërpagesa dhe procesverbale për kundërvajtje të kryera sipas Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete.
Ndërsa, Inspektorati Shtetëror i Transportit ka konstatuar gjithsej 29 masa sipas Ligjit për Transportin Rrugor dhe Ligjit për Orarin e Punës së Punëtorëve.

Accessibility Menu