Më 23.04.2025 në ora 21.20, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Kumanovë e privuan nga liria V.K. (51) nga Kumanova. Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor, nëpunësit policorë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “mercedes” me targa regjistrimi të Kumanovës, të cilin e drejtonte ai, dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.05 promilë alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik”.