Më 24.04.2025 rreth orës 23.30 në Pikën e kalimit kufitar Таbanoc, në dalje të shtetit, nëpunës policorë e privuan nga liria N.K.(29) nga Republika e Greqisë për shkak se gjatë kontrollit kufitar dhe verifikimit të automjetit me targa kombëtare gjermane, të cilin e ka drejtuar, ishin gjetur disa mjete të llojllojshme piroteknike.
Personi u ndalua në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në bashkërendim me prokurorin publik, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.