Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal kundër drejtorit të ndërmarrjes publike në Dellçevë për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe për punë të pandërgjegjshme në detyrë

Kallëzim penal kundër drejtorit të ndërmarrjes publike në Dellçevë për keqpërdorimin e detyrës dhe autorizimit zyrtar dhe për punë të pandërgjegjshme në detyrë

Zyra e Jashtme e Çështjeve Kriminalistike Dellçevë, në Prokurorinë Themelore Publike Dellçevë ngriti kallëzim penal kundër S.S.(60) nga Dellçeva për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprat e kryera penale „keqpërdorimi  i detyrës dhe autorizimit zyrtar“ sipas nenit 353 dhe „punë e pandërgjegjme në detyrë“ sipas nenit 353-v, ndërsa lidhur me nenin 45 të Kodit Penal. I denoncuari, drejtori i NPK „Bregallnica“-Dellçevë, në periudhën prej 31.07.2024 deri më 24.03.2025, edhe pse e ka ditur dhe ka qenë i obliguar që ta dijë, në disa raste u ka lejuar të punësuarve të drejtojnë automjete zyrtare të cilat s’kanë qenë teknikisht të rregullta dhe s’kanë qenë të regjistruara. Gjatë kontrolleve të kryera, nga nëpunësit policorë të NJPB Dellçevë është konstatuar se automjetet nuk kanë qenë të regjistruara  një periudhë të gjatë dhe ishin lëshuar disa urdhërpagesa për kundërvajtje me një shumë të përgjithshme prej 50.909 denarë, që ishte paguar nga i denoncuari. Në këtë mënyrë, S.S. i ka shkaktuar dëm ndërmarrjes publike për shumën e cekur prej 50.909 denarë.

Accessibility Menu