Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Arrestohet shtetasi gjerman në Tabanoc, gjendet marihuanë në bagazhin e tij

 Arrestohet shtetasi gjerman në Tabanoc, gjendet marihuanë në bagazhin e tij

Më 04.08.2025 rreth orës 18:00 në Vendkalimin Kufitar Tabanoc, në hyrje të shtetit, nëpunësit policorë e privuan nga liria B.M. (31) nga Republika Federale e Gjermanisë. Gjatë kontrollit dhe verifikimit kufitar, gjegjësisht gjatë kryerjes së kontrollit në automjetin "Audi" me targa kombëtare serbe, të cilin e drejtonte, në bagazhin e tij personal ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.

Personi iu dorëzua nëpunësve policorë të SPB Kumanovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu