Në periudhën nga 01.07.2025 deri më 31.07.2025 Sektori i Çështjeve të Komunikacionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme kreu kontrolle komunikacioni në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndëshkimin e shoferëve që nuk i plotësojnë kushtet e përshkruara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve. Gjatë kontrollit janë ndëshkuar 161 pjesëmarrës në komunikacion. Të gjithë kundërvajtësve u janë përgatitur parashtresa përkatëse.
Kontrollet e komunikacionit do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.