Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal për dy persona nga Shkupi, zhvatën 300,000 euro nga një banor i Kumanovës në një periudhë kohore prej tetë vjet

Kallëzim penal për dy persona nga Shkupi,  zhvatën 300,000 euro nga një banor i Kumanovës në një periudhë kohore prej tetë vjet
Departamenti për Goditjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë sot (05.08.2025) në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ngriti kallëzim penal kundër Sh.M. (34) dhe F.M. (37), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale "Zhvatje" sipas nenit 258, paragrafi 3 nga Kodi Penal.
 
Në një periudhë kohore prej tetë vjet, Sh.M. dhe F.M. nga një person i dëmtuar nga Kumanova, kanë zhvatur para, me ç’rast në mënyrë të vazhdueshme e kanë kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij, me çka kanë përfituar dobi të kundërligjshme pasurore me vlerë prej 300,000 euro.
 
Në periudhën e theksuar kohore, i dëmtuari nga Sh.M. ka marrë 30,000 euro, duke u marrë vesh që çdo të parin e muajit t'i paguante kamatë prej 16%, me ç’rast deri më tani disa herë përmes transferimit të shpejtë të parave, por edhe personalisht, personit Sh.M. i ka paguar gjithsej rreth 300,000 euro.
 
Më 04.08.2025, mbi bazën e një marrëveshjeje të mëparshme ndërmjet Sh.M. dhe të dëmtuarit, ata janë takuar në një bar kafe në përbërje të një pompe benzine në Kumanovë, ku i dëmtuari i ka dhënë personit Sh.M. 2000 euro, për ç’shkak Sh.M. është privuar nga liria, kurse gjatë ushtrimit të kontrollit të personit, tek ai janë gjetur paratë.
 
Në bazë të urdhërit të dhënë nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit, është kryer bastisje në shtëpinë ku banojnë Sh.M. dhe F.M., me ç’rast është gjetur dokumentacioni që ndërlidhet me veprën penale.

Accessibility Menu