Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kallëzim penal kundër dy personave nga Struga për kryerjen e veprës penale tentim ,,vrasje"

Kallëzim penal kundër dy personave nga Struga për kryerjen e veprës penale tentim ,,vrasje"

NJPB Strugë ngriti kallëzim penal kundër V.B. (36) dhe D.U. (37), të dy nga fshati Koroshishtë i Strugës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se V.B. ka kryer veprën penale tentim ,,vrasje" sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, ndërsa i denoncuari i dytë D.U. ka kryer veprën penale tentim ,,vrasje" sipas nenit 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

Gjykatësi i procedurës paraprake të dyve u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditë, për ç’shkak janë shoqëruarInstitucionin Ndëshkues- Përmirësues Burgu Ohër për vuajtjen e masës. Më 02.08.2025 në orën 22.20 para një objekti tregtar në rrugën "Mark dhe Engels" në Strugë, D.U. e sulmoi fizikisht A.A. (31) nga fshati Koroshishtë, ndërsa V.B. me thikë i shkaktoi shpime në pjesën e stomakut, ndërsa A.U. (38) nga fshati i njëjtë e lëndoipjesën e dorës.

Me ndërhyrjen nëpunësve policorë, sulmuesit u privuan nga liria menjëherë dhe u ndaluan në NJPB Strugë.

Accessibility Menu