Sot (03.08.2025) rreth orës 15:30 në rrugën “Butellska” në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria I.I. (26) nga fshati Tanushë, rajoni i Shkupit.
Gjatë kontrollit të një veture “Fiat Ducato” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.I., është konstatuar se automjeti ishte i ngarkuar me dru për djegie pa dokumentacion përkatës. Automjeti është konfiskuar, ndërsa I.I. është dërguar në Stacionin Policor Çair.
Është njoftuar Policia Pyjore dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të parashtrohet parashtresa përkatëse.