Më 22.11.2026, në orën 13:30, nëpunës policorë nga Departamenti i Policisë Kriminalistike në SPB Tetovë, në koordinim me Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor pranë MPB-së, e arrestuan M.B. (31) nga fsh. Çellopek i Tetovës, në bazë të urdhrit të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një vjet për kryerjen e veprës penale sipas nenit 386, paragrafi 1 të Kodit Penal. Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Tetovës për vuajtjen e dënimit.