Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Shtatë shoferë privohen nga liria gjatë 24 orëve të fundit për drejtimin e automjetit pa e dhënë provimin e vozitjes

Shtatë shoferë privohen nga liria gjatë 24 orëve të fundit për drejtimin e automjetit pa e dhënë provimin e vozitjes
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria shtatë persona për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Të shtatë personat e kanë drejtuar automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes. Bëhet fjalë për A.S. (25) dhe M.S. (19), të dy nga Shkupi, I.Q. (36) nga fsh. Pallçishtë e Poshtme, Komuna e Bogovinës, D.M. (20) nga Gostivari, T.K. (50) nga fsh. Blizansko, Komuna e Makedonski Brodit, D.S. (40) nga Radovishi dhe S.M. (23) nga Prilepi.
 
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime përkatëse penale.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë në mënyrë të vazhdueshme rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, me ndalim të shqiptuar për drejtim ose nën ndikimin e alkoolit. Vetëm përmes sjelljes së përgjegjshme të secilit pjesëmarrës mund të kontribuojmë së bashku për komunikacion më të sigurt dhe mbrojtjen e jetës së njerëzve.

Accessibility Menu