Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janev inspektoi trajnimin taktik të nëpunësve policorë

Janev inspektoi trajnimin taktik të nëpunësve policorë
Sot (23.11.2026), drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, inspektoi realizimin e trajnimit intensiv shtatëditor taktik të grupit të dytë, të përbërë nga 87 nëpunës policorë nga tetë Sektorët për Punë të Brendshme, i cili ka për qëllim përballimin e shkeljeve të rendit dhe të qetësisë publike në përmasa më të mëdha.
Pas 18 vitesh ngecje, sërish e rivendosim sistemin e vazhdueshëm të trajnimit taktik për nëpunësit policorë të formacionit të rregullt.
Trajnimi zhvillohet nën drejtimin e instruktorëve të Departamentit për Operacione Speciale Policore dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt avancimit të gatishmërisë operacionale, profesionalizmit dhe efikasitetit të policisë.
Veçanërisht dua të theksoj profesionalizmin, disiplinën, përkushtimin dhe motivimin e nëpunësve policorë, të cilët dëshmojnë se përmes trajnimit të duhur dhe investimit të vazhdueshëm mund ta përmirësojmë ndjeshëm gatishmërinë operacionale.
Ky është vetëm fillimi. Vazhdojmë me trajnimin e të gjithë nëpunësve policorë të formacionit të rregullt, të plotësuar me përmbajtje të reja taktike, pajisje dhe teknologji moderne.
Qëllimi ynë është i qartë: një polici profesionale, efikase dhe e përgatitur, e aftë për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave të sigurisë dhe për të qenë një partner i besueshëm i qytetarëve.
Siguria ndërtohet përmes dijes, disiplinës, profesionalizmit dhe integritetit.
Investojmë në njerëz. Forcojmë kapacitetet. Avancojmë sigurinë

Accessibility Menu