Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 15 shoferë për shkak të “Drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”, shtatë pa patentë shoferi

Janë privuar nga liria 15 shoferë për shkak të “Drejtimit të pakujdesshëm të automjetit”, shtatë pa patentë shoferi
 
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 15 shoferë për kryerjen e veprës penale “Drejtim ei pakujdesshëm i automjetit”, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, B.A. (21) nga Kumanova, Z.T. (41) nga fshati Senokos, komuna e Dollnenit, S.S. (34) nga Manastiri, T.Z. (22), F.A. (28), M.B. (28) dhe D.B. (20), të gjithë nga Shkupi, kanë drejtuar automjetet pa patentë shoferi, S.S. (38) nga Kavadari, E.F. (31) nga Gostivari dhe D.S. (32) nga Probishtipi kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, ndërsa J.S. (46) nga Kumanova, D.R. (38) nga komuna e Dollnenit, D.T. (26) nga Radovishi, si dhe B.A. (63) dhe Z.P. (40), të dy nga Shkupi, kanë drejtuar automjete përkundër ndalimit të shqiptuar më parë për drejtimin e automjetit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime përkatëse penale. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, nëse kanë masë ndalimi për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu