Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria shoferi që drejtonte automjetin në drejtim të kundërt në Shkup

Privohet nga liria shoferi që drejtonte automjetin në drejtim të kundërt në Shkup
Sot (21.11.2026), nga ana e SPB Shkup, përkatësisht SP KP Karposh, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete lidhur me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet një person duke drejtuar një automjet udhëtarësh në drejtim të kundërt në bulevardin „Aradhet Partizane “. Me këtë rast, është konstatuar se bëhet fjalë për I.G. (87) nga Shkupi. I.G. është privuar nga liria në bazë të nenit 297-a, paragrafi 1, të Kodit Penal.
 
Në ambientet e SP KP Karposh është zhvilluar bisedë zyrtare me personin dhe, në konsultim me prokurorin publik, do të paraqitet kallëzim penal.
 
Automjeti është sekuestruar përkohësisht për procedurë të mëtejshme.

Accessibility Menu