Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Pjesëtarë të MPB-së morën pjesë në seminarin ndërkombëtar të ROADPOL-it në Spanjë për zbatimin e teknologjive bashkëkohore në kontrollin e trafikut rrugor

Pjesëtarë të MPB-së morën pjesë në seminarin ndërkombëtar të ROADPOL-it në Spanjë për zbatimin e teknologjive bashkëkohore në kontrollin e trafikut rrugor

Në periudhën nga 19 deri më 23 tetor 2026, pjesëtarë të Njësisë për Përcjellje dhe Sigurim të Qarkullimit-Eskortës morën pjesë në seminarin ndërkombëtar “Technology for Road Policing”, të organizuar në kuadër të Rrjetit Evropian të Policive të Trafikut Rrugor – ROADPOL, në bashkëpunim me Shkollën e Trafikut të Gardës Civile Spanjolle. Seminari u mbajt në Madrid dhe Merida, në Mbretërinë e Spanjës, dhe mblodhi përfaqësues policorë nga 20 vende evropiane dhe vende të Lindjes së Mesme.

 

Ngjarja iu kushtua shkëmbimit të përvojave profesionale, prezantimit të teknologjive bashkëkohore dhe avancimit të metodave për kontrollin dhe mbikëqyrjen e trafikut rrugor, me qëllim përfundimtar rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve në trafik.

 

Në kuadër të ligjëratave profesionale dhe prezantimeve u trajtuan disa tema aktuale, përfshirë zgjidhjet e reja teknologjike për zbulimin e kundërvajtjeve dhe avancimin e sigurisë në trafikun rrugor.

 

Në një pjesë të programit u realizua edhe një ushtrim demonstrues nga pjesëtarët e Gardës Civile Spanjolle, i cili përfshinte demonstrimin e motoçikletave policore dhe aftësive për drejtimin e saktë dhe të kontrolluar të motoçikletave, si pjesë e prezantimit të kapaciteteve të tyre operative dhe mënyrës së kryerjes së detyrave policore në trafik.

 

Pjesëmarrja në seminar përbën një mundësi për t'u njohur drejtpërdrejt me praktikat bashkëkohore evropiane, për të shkëmbyer përvoja me përfaqësuesit e shërbimeve policore nga vendet pjesëmarrëse dhe për të shqyrtuar mundësitë e zbatimit të teknologjive dhe metodave të reja në punën e përditshme policore.

 

Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdimisht i mbështet aktivitetet që synojnë avancimin e sigurisë në trafikun rrugor, forcimin e kapaciteteve profesionale dhe shkëmbimin e përvojave ndërkombëtare, me qëllim zbatimin e qasjeve bashkëkohore në veprimet policore dhe parandalimin më efikas të aksidenteve në trafik.

 

Accessibility Menu