Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i BSP-së Janev në konferencën ndërkombëtare IACP 2026 në SHBA: Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit

Drejtori i BSP-së Janev në konferencën ndërkombëtare IACP 2026 në SHBA: Forcimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër kriminalitetit
Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, me ftesë të Programit Ndërkombëtar për Trajnim dhe Asistencë gjatë Hetimeve Kriminalsitike (ICITAP), në kuadër të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, po merr pjesë në Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë (IACP 2026), e cila po mbahet në Orlando, Floridë.
Në konferencë, e cila mbledh më shumë se 16.000 profesionistë të fushës së sigurisë publike dhe përfaqësues nga mbi 90 shtete, shkëmbehen përvoja dhe praktika të mira për përballjen me sfidat bashkëkohore të sigurisë, me theks të veçantë te krimi i organizuar, trafikimi i drogës, krimi financiar, kërcënimet kibernetike dhe terrorizmi.
Pjesëmarrja e drejtorit Janev në këtë konferencë synon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe përmirësimin e shkëmbimit të informacionit, si parakushte kyçe për luftë efikase kundër kriminalitetit që nuk njeh kufij.
Pjesëmarrja në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare përbën dëshmi të përkushtimit të policisë së Maqedonisë për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, avancimin e kapaciteteve profesionale dhe teknologjike, si dhe garantimin e sigurisë më të madhe për qytetarët.

Accessibility Menu