Në lidhje me detyrimin e përcaktuar në nenin 24-b, paragrafi 5, të Ligjit për Sigurim Privat („Gazeta Zyrtare e RM-së“ nr. 166/2012, 164/2013, 148/2015, 193/2015):
„Kandidatët për dhënien e provimeve nga paragrafi (4) i këtij neni dhe opinioni informohen për datën dhe orën e mbajtjes së provimeve profesionale, së paku tetë ditë para mbajtjes së provimeve, përmes ueb-faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shërbimit Publik Radiodifuziv.“
Oda e RMV-së për Sigurim Privat organizon:
- Mbajtjen e provimit profesional për sigurim FIZIK, i cili do të mbahet më 05.11.2026, me fillim në orën 16:00.
- Mbajtjen e provimit profesional për sigurim TEKNIK, i cili do të mbahet më 06.11.2026, me fillim në orën 16:00.
Provimi profesional do të mbahet në Qendrën e Provimeve të Odës për Sigurim Privat, në rr. „50 Divizioni“, nr. 34, Shkup.