Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nga liria nëntë shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik“, tre vozisnin pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa gjashtë nën ndikimin e alkoolit

Privohen nga liria nëntë shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit motorik“, tre vozisnin pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa gjashtë nën ndikimin e alkoolit
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria nëntë shoferë për kryerjen e veprës penale „Drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
 
Nga ta, tre kanë drejtuar automjete pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: A.B. (31) nga fsh. Haraçinë, rrethina e Shkupit, J.R. (35) nga fsh. Umovë, Komuna e Studeniçanit dhe E.M. (27) nga Vinica. Nën ndikimin e alkoolit kanë kanë vozitur D.S. (42) nga Tetova, N.P. (60) nga Shkupi, D.S. (42) nga Kërçova, si dhe N.V. (19) nga fsh. Zleovë, rrethina e Radovishit, V.I. (26) nga fsh. Brajkovcë, rrethina e Vallandovës dhe D.M. (19) nga fsh. Pirok, rrethina e Tetovës, të cilët duke drejtuar automjete nën ndikimin e alkoolit kanë shkaktuar aksidente rrugore. Njëherësh, D.M. nga fsh. Pirok e ka drejtuar automjetin edhe pa patentë shoferi.
 
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjete pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit dhe të gjithë së bashku të kontribuojmë për një trafik më të sigurt.

Accessibility Menu