Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Zyrtarë policorë të MPB-së morën pjesë në një trajnim të specializuar të ROADPOL-it për zbulimin dhe parandalimin e manipulimeve me tahografë

Zyrtarë policorë të MPB-së morën pjesë në një trajnim të specializuar të ROADPOL-it për zbulimin dhe parandalimin e manipulimeve me tahografë

Dy zyrtarë policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, pranë Sektorit për Çështje të Komunikacionit në MPB, morën pjesë në një trajnim të specializuar të ROADPOL-it për zbulimin dhe parandalimin e manipulimeve me tahografë, i cili u mbajt në Haselt të Belgjikës.

 

Në trajnim morën pjesë 18 përfaqësues të institucioneve kompetente nga 13 shtete evropiane, ndër të cilat edhe Maqedonia, si dhe një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme për Mobilitet dhe Transport të Komisionit Evropian (DG MOVE). Trajnimi u organizua nga ROADPOL, në bashkëpunim me EuroControleRoute (ECR).

 

Në kuadër të trajnimit, pjesëmarrësit avancuan njohuritë dhe aftësitë e tyre për identifikimin e formave më të reja të manipulimeve dhe mashtrimeve me tahografë, si dhe për zbatimin më efikas të kontrolleve në transportin rrugor.

 

Respektimi i rregullave për drejtimin e automjeteve dhe i periudhave të detyrueshme të pushimit është i një rëndësie thelbësore për parandalimin e lodhjes te shoferëve profesionistë të automjeteve dhe për zvogëlimin e rreziqeve në trafik. Zbulimi i manipulimeve me tahografë kontribuon në rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe sigurimin e konkurrencës së drejtë në sektorin e transportit.

 

Sektori për Çështje të Komunikacionit vazhdimisht punon për avancimin e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policorë, përmes mbështetjes së zhvillimit të tyre profesional, pjesëmarrjes në trajnime të specializuara dhe shkëmbimit të përvojave me organizatat partnere ndërkombëtare.

 

Aktivitete të tilla kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve institucionale të MPB-së, përmirësimin e kontrolleve në transportin rrugor dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, me qëllim përfundimtar – rritjen e sigurisë në rrugë.

 

Accessibility Menu