Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një shtetas shqiptar në rrethinë të Prilepit, kapet duke shkaktuar zjarr në ambient të hapur

Privohet nga liria një shtetas shqiptar në rrethinë të Prilepit, kapet duke shkaktuar zjarr në ambient të hapur
Më 23.10.2026, në orën 14:20, në vendin e quajtur „Kolivadi”, në zonën e fsh. Zhitoshë, në rrethinë të Prilepit, nëpunës policorë të Njësisë Policore të Ropotovës e kanë privuar nga liria M. Xh. (38), nga Republika e Shqipërisë. Ai është kapur në flagrancë duke shkaktuar zjarr në bar të thatë në ambient të hapur. Zjarri është shuar nga ekipet e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Prilep dhe për rastin është njoftuar prokurori publik.
Personi i është dorëzuar NjPB Prilep, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim penal në bazë të nenit 288 të Kodit Penal – „Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm

Accessibility Menu