Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shkup, SPB Shtip, SPB Strumicë dhe SPB Manastir për trafik të sigurt dhe mbrojtje nga dhuna familjare, mashtrimet dhe dhuna midis bashkëmoshatarëve

Aktivitete parandaluese të SPB Veles, SPB Shkup, SPB Shtip, SPB Strumicë dhe SPB Manastir për trafik të sigurt dhe mbrojtje nga dhuna familjare, mashtrimet dhe dhuna midis bashkëmoshatarëve
Sot (28.11.2025) në Veles, nëpunës policorë nga Seksioni për parandalim pranë SPB Veles realizuan një aktivitet parandalues ​​me temën "Ekziston ndihmë për një jetë pa dhunë". Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, qytetarët e Velesit u informuan për dukurinë e dhunës në familje, si dhe për të drejtat dhe masat për mbrojtje në rast të disa prej formave të dhunës në familje. Në kuadër të aktivitetit, u shpërnda edhe material edukativ i shtypur me përmbajtje informative për mbrojtjen nga dhuna në familje.
 
Në territorin e SPB Shtip, në Pehçevë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Pehçevës pranë Shkollës Fillore Komunale "Vanço Kitanov" mbajtën një ligjëratë me temë "Të mbrojmë fëmijët në trafik". Përveç kësaj, nëpërmjet një leksioni të përgatitur enkas për ta, fëmijët u njohën me rregullat dhe dispozitat themelore të trafikut, përkatësisht si të sillen kur janë pjesëmarrës në trafik, kur janë këmbësorë, e veçanërisht kur ngasin biçikleta dhe trotinetë. Në Berovë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Berovës në Shtëpinë për Fëmijë me Nevoja të Veçanta në Berovë mbajtën leksione edukative mbi temat "Ngacmimi" dhe "Dhuna mes bashkëmoshatarëve". Qëllimi kryesor i leksioneve edukative ishte të informoheshin nxënësit se si të zbuloheshin, përkatësisht të njiheshin fenomenet e tilla devijante dhe të rritej ndërgjegjësimi në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes në kohë.
Në territorin e SPB Shkup, më saktësisht në zonën e SP Mirkovc, SP me KP Gjorçe Petrov, SP me KP Draçevë dhe SP Petrovec, u mbajtën punëtori edukative me nxënës nga klubet e parandalimit mbi temat: "Të drejtat e njeriut - të drejtat e fëmijëve dhe parandalimi i dhunës", me qëllim përmirësimin e sigurisë së nxënësve në institucionet arsimore, si dhe ndërtimin e besimit midis nxënësve dhe policisë dhe zhvillimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.
 
Nëpunës policorë nga NJPB Makedonski Brod pranë SPB Manastir, së bashku me Shoqatën e Pensionistëve në zonën e Makedonski Brodit, zhvilluan një aktivitet parandalues ​​"Kujdes nga mashtrimet telefonike", me qëllim që të informonin qytetarët e moshuar për rreziqet e mashtrimeve telefonike, si t'i dallojnë ato dhe të mos lejojnë të bëhen viktima, si dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë në polici. Si pjesë e aktivitetit u shpërndanë materiale të shtypura edukative.
 
Dje, në zonën e SPB Strumicë, nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit pranë SPB Strumicë zhvilluan dy leksione edukative me nxënës nga klasa e parë deri në të pestën në Shkollën Rajonale Komunale "Goce Dellçev" në fshatin Dërvosh të Strumicës, me temë "Siguria në trafik". Përmes prezantimeve dhe materialeve edukative, nëpunësit policorë i njoftuan nxënësit me termat bazike të trafikut, shenjat e trafikut, rregullat dhe dispozitat. Theksi u vu në edukimin praktik se si duhet të lëvizin dhe të kalojnë rrugën në mënyrë korrekte këmbësorët e rinj, dhe si duhet të lëvizin në trafik si drejtues të biçikletave ose drejtues të trotinetave . U shpërnda edhe material edukativ i siguruar nga KRSKRR-ja.

Accessibility Menu