Më 28.11.2025, në Pikën Kufitare Star Dojran, janë arrestuar tre persona nën dyshim të bazuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 396 të Kodit Penal – “Prodhim, mbajtje dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe materieve shpërthyese”.
Nga ana e zyrtarëve policorë të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Jug – PK Star Dojran, në koordinim me zyrtarë doganorë dhe policë të Frontex-it, në tre raste të ndara gjatë kontrollit kufitar për hyrje në RMV, te tre shtetas grekë janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 200 fishekë të pa deklaruar për gjueti.
Në rastin e parë, rreth orës 10:20, gjatë kontrollit të automjetit “Daihatsu Terios” me targa greke, i drejtuar nga H.S. (38), janë gjetur mbi 130 fishekë (municion gjuetie) të fshehura në disa vende të automjetit.
Po ashtu, rreth orës 11:20, në automjetin “Honda” me targa greke, i drejtuar nga K.K. (76), janë gjetur 24 fishekë (municion gjuetie).
Në rastin e fundit, rreth orës 16:30, në automjetin “Suzuki Vitara” të drejtuar nga T.P. (62), janë gjetur mbi 40 fishekë (municion gjuetie).