Zëvendësministri Punëve të Brendshme Astrit Iseni mori pjesë në kremtimin ceremonial me rastin e 30 viteve të pranisë së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Maqedoni, i cili u mbajt nën moton "30 vjet së bashku për një të ardhme më të mirë".
MPB i shpreh urime të sinqerta UNDP-së me rastin e shënimit të këtij përvjetori të rëndësishëm, i cili mund të përkufizohet si 30 vjet partneritet, përfshirje dhe vizion të përbashkët.
Gjatë tre dekadave të fundit, UNDP ka qenë një partner i vazhdueshëm dhe i besuar i institucioneve, përfshirë MPB-në, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme në proceset e reformave, në forcimin e kapaciteteve institucionale, si dhe në promovimin e sigurisë publike, sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve.
Ministria e Brendshme vlerëson veçanërisht partneritetin me UNDP-në në fushat e modernizimit të policisë, digjitalizimit të shërbimeve, përmirësimit të efikasitetit dhe transparencës, si dhe në iniciativat që synojnë forcimin e kohezionit social dhe qëndrueshmërisë së komunitetit.
Ministria shpreh mirënjohjen e saj për bashkëpunimin afatgjatë, dhe njëkohësisht siguron se përpjekjet e përbashkëta do të vazhdojnë edhe në të ardhmen - me qëllimin e përbashkët për të ndërtuar një shtet të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë, në frymën e përfshirjes, partneritetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Ministria e Punëve të Brendshme i shpreh urimet më të sinqerta UNDP-së për 30 vjet partneritet të suksesshëm dhe angazhim për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.