Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Gjatë katër ditëve të kaluara 2450 kundërvajtje trafiku, janë privuar nga liria 15 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal

Gjatë katër ditëve të kaluara 2450 kundërvajtje trafiku, janë privuar nga liria 15 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit  në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal
Në periudhën nga (24/27.11.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut që po i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 2450 urdhërpagesa të lëshuara, 454 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk e kanë shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
 
U privuan nga liria 15 personapër drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, prej të cilëve 13 për drejtim nën ndikimin e alkoolit, ndërsa dy persona për drejtim me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar jashtë një vendbanimi. Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, janë regjistruar 811 kundërvajtje për parkim të parregullt, janë shqiptuar 265 masa ndaj shoferëve që drejtonin makinat pa patentë shoferi, nëntë sanksione për kalim në sinjalin e kuq, 33 masa për kundërvajtje që i bëjnë këmbësorët, si dhe 15 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
 
Gjithashtu janë sanksionuar 132 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë, si dhe 89 masa për shoferë për shkak të përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit. Në përputhje me Ligjin për Automjete, 65 automjete janë mënjanuar nga trafiku për shkak se nuk kanë qenë të regjistruara, ndërsa 44 për shkak të parregullësisë teknike. Masa përkatëse janë shqiptuar edhe ndaj 17 shoferëve të automjeteve për shkak të xhamave të errësuar, përkatësisht folive të vendosura në mënyrë të paligjshme.
 
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.

Accessibility Menu