Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në rrethinë të Vallandovës, gjenden armë dhe municion, privohet nga liria një person

Bastisje në rrethinë të Vallandovës, gjenden armë dhe municion, privohet nga liria një person
 
Më 12.11.2026, në fshatin Kazandoll, në rrethinë e Vallandovës, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli e privuan nga liria Sh.E. (43), banor i fshatit të njëjtë.
 
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur një pistoletë e markës „Blow“, e kalibrit 9 mm, si dhe municion gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.
 
Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës.

Accessibility Menu