Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Janë privuar nga liria 10 shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“, shtatë prej tyre vozisnin e pa dhënë provimin e vozitje

Janë privuar nga liria 10 shoferë për „drejtim të pakujdesshëm të automjetit“, shtatë prej tyre vozisnin e pa dhënë provimin e vozitje
Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, shtatë persona drejtonin automjet pa dhënë provimin e vozitjes, edhe atë: një 17-vjeçar nga Shkupi, R.Xh. (27) nga fsh. Krushopek, rrethina e Shkupit, një 16-vjeçar nga Negotina, A.M. (32) nga Çashka, B.M. (45) nga Berova, M.K. (20) nga fsh. Drasllajcë, rrethina e Strugës dhe B.S. (39) nga fsh. Obrshani, Komuna e Krivogashtanit. Dy shoferë drejtonin automjetin pavarësisht masës aktive të ndalimit për drejtimin e automjetit. Bëhet fjalë për J.B. (23) nga fsh. Tremnik, rrethina e Negotinës dhe Z.J. (55) nga Shkupi. Ndërkaq, A.C. (55) nga Prilepi drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt.

Accessibility Menu