Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Për pesë orë janë sanksionuar 221 kundërvajtje nga këmbësorët dhe shoferët lidhur me këmbësorët

Për pesë orë janë sanksionuar 221 kundërvajtje nga këmbësorët dhe shoferët lidhur me këmbësorët
Gjatë ditës së djeshme (11.11.2026), në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 13:00, Sektori i Çështjeve të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme realizoi një aksion të përforcuar të kontrollit në territorin e mbarë vendit, i orientuar në zbulimin dhe sanksionimin e shkeljeve të kryera nga këmbësorët, si dhe të shkeljeve të shoferëve lidhur me këmbësorët.
Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar gjithsej 221 kundërvajtje, prej të cilave 147 për kalim të pasigurt të këmbësorëve në rrugë jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ndërsa 25 shoferë janë sanksionuar për moslëshimin e këmbësorëve në vendkalimin e shënuar për këmbësorë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 179 shoferë për lloje të tjera të kundërvajtjeve në trafik.
Kontrollet në trafik do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.
U bëjmë apel këmbësorëve që rrugën ta kalojnë vetëm në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, ndërsa shoferëve u bëjmë thirrje që ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes dhe t'u mundësojnë këmbësorëve kalim të papenguar dhe të sigurt.
Siguria e këmbësorëve është përgjegjësi e përbashkët. Vetëm përmes respektimit të vazhdueshëm të rregullave dhe rregulloreve të trafikut nga të gjithë pjesëmarrësit mund të kontribuojmë për rrugë më të sigurta dhe për ulje të numrit të aksidenteve rrugore

Accessibility Menu