Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Delegacioni i MPB-së, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit Petrushevski, vendosi lule të freskëta me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Kumanovës

Delegacioni i MPB-së, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit Petrushevski, vendosi lule të freskëta me rastin e 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Kumanovës
Me rastin e shënimit të 11 Nëntorit – Ditës së Çlirimit të Kumanovës dhe 507-vjetorit të ekzistencës së qytetit, sot në Memorialin e Dëshmorëve në Kumanovë u vendosën lule të freskëta n; nderim të luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë e qytetit.
Delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme u kryesua nga Sekretari i Shtetit, Sasho Petruševski, i cili së bashku me anëtarët e tjerë të delegacionit nderoi heronjtë dhe sakrificën e tyre për liri.
Në vazhdim, delegacioni i MPB-së mori pjesë edhe në seancën solemne në Shtëpinë e Zejtarëve, ku tradicionalisht u ndanë Çmimet e Nëntorit për qytetarë dhe persona juridikë meritorë, të cilët me punën dhe kontributin e tyre kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën shoqërore të Kumanovës. Ceremonia u pasurua me një program të larmishëm kulturor dhe artistik.
Shënimi i kësaj date të rëndësishme përbën një rikujtim të historisë së pasur, të kaluarës heroike dhe shpirtit të pathyeshëm të Kumanovës, si dhe të obligimit për të ruajtur trashëgiminë historike, traditat dhe vlerat që janë pjesë e kujtesës kolektive të qytetit.

Accessibility Menu