Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria tetë shoferë për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Prej tyre, gjashtë drejtonin automjetin pa e dhënë provimin e vozitjes, përkatësisht: Sh.J. (57) dhe K.B. (18) nga Shkupi, M.A. (30) nga Tetova, I.H. (26) nga fsh. Ulanci, Komuna e Gradskos, N.D. (19) nga Prilepi dhe V.S. (22) nga fsh. Zapolzhan, rrethina e Prilepit. Ndërsa, me ndalim aktiv, drejtuan automjetin A.J. (29) nga Manastiri dhe Sh.S. (38) nga Kërçova. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të ngrihen kallëzime përkatëse penale.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes ose nëse u është shqiptuar masa e ndalimit për drejtimin e automjetit ose nëse janë nën ndikimin e alkoolit, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për trafik më të sigurt.