Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, për vizitë pune në Policinë Federale Gjermane – forcimi i bashkëpunimit bilateral

Drejtori i BSP-së, Aleksandar Janev, për vizitë pune në Policinë Federale Gjermane – forcimi i bashkëpunimit bilateral
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, në kuadër të vizitës së punës në Policinë Federale Gjermane, zhvilloi një takim bilateral me presidentin e saj, dr. Dieter Romann.
 
Në takim u shqyrtuan sfidat aktuale të sigurisë dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në luftën kundër migracionit jolegal, terrorizmit, kontrabandimit të emigrantëve, krimit të organizuar dhe tregtisë së palejuar të drogës, me theks të veçantë në shkëmbimin në kohë të informacioneve dhe veprimin e përbashkët operacional.
 
Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të kapaciteteve të policisë së Maqedonisë, veçanërisht të policisë kufitare, përmes trajnimeve të specializuara, shkëmbimit të përvojave dhe zgjidhjeve bashkëkohore teknike. U shqyrtuan gjithashtu mundësitë për vendosjen e portave elektronike kufitare (E-gates), zbatimin e sistemeve të BE-së për kontrollin kufitar, si dhe avancimin e ekipeve të përbashkëta hetimore dhe grupeve operative të punës.
 
Drejtori Janev shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë gjermane në modernizimin e policisë së Maqedonisësë , përmes donacioneve të automjeteve, pajisjeve, mjeteve teknike dhe trajnimeve të specializuara.
 
Gjatë bisedimeve u theksua gjithashtu rëndësia e investimit në burimet njerëzore, njohuritë dhe integritetin profesional të zyrtarëve policorë, ndërsa rihapja e Shkollës së Mesme të Policisë u vlerësua si një investim strategjik në të ardhmen e policisë Maqedonisë.
 
Në takim u konfirmua përkushtimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit, shkëmbimin e informacioneve dhe veprimin e koordinuar në përballjen me kërcënimet transnacionale të sigurisë.
 
Maqedonia është një partner i besueshëm dhe aktiv në bashkëpunimin evropian për sigurinë, ndërsa përmes partneritetit me Gjermaninë vazhdon të forcojë kapacitetet e saj dhe të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe në krijimin e një Evrope më të sigurt.

Accessibility Menu