Më 14/15.11.2026, në periudhën nga ora 22:00 deri në orën 07:00, në zonën e Qendrës në Shkup, nëpunës policorë nga NJPB Qendër dhe Bit Pazar, së bashku me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë realizuar një aksion kontrollues, me ç'rast janë konstatuar 18 kundërvajtje sipas Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, 12 persona janë privuar nga liria sipas nenit 215 të Kodit Penal, një person është privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, tre persona janë privuar nga liria sipas nenit 204 të Kodit Penal, ndërsa pesë persona janë shoqëruar sipas neneve 4 dhe 6 të Ligjit për Kundërvajtje ndaj Rendit dhe Qetësisë Publike. Gjithashtu, gjatë aktivitetit janë kryer kontrolle në disa objekte hotelierike, me ç'rast në njërin prej tyre janë hasur shtatë të mitur duke konsumuar alkool. Ndërkaq, është vërejtur se në një dyqan u shitej alkool të miturve, pas çka së bashku me ISHT-në janë ndërmarrë masa ndëshkuese.
Në periudhën e njëjtë, nëpunës policorë të Njësitit të Tregtisë së Palejuar pranë SPB Shkup kanë kryer kontroll në një aheng teknoparti, të organizuar në parkingun nëntokësor „Kryengritja e Kresnës“, me ç'rast janë identifikuar 65 persona dhe janë kontrolluar 13 automjete, ndërsa një person është privuar nga liria sipas nenit 215 të Kodit Penal.
Për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara do të vijojnë sanksione përkatëse.