Më 22.05.2025 në orën 20.30 në fshatin Marvinc, rrethi i Vallandovës, oficerët e policisë nga SP e Strumicë arrestuan K.A. (34) nga fshati Marvinci. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën një materie pluhurore e bardhë, sende me mbetje të një materie pluhurore të bardhë, një shiringë dhe një shishe e vogël të mbushur me lëng. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike – Gjevgjeli, ndërsa pas dokumentimit të rastit kundër K.A. do të ngrihet kallëzim përkatës.