Më 25.05.2025 (e diel), duke filluar nga ora 20:30, në Qendrën Sportive "Boris Trajkovski" do të zhvillohet një ndeshje sportive ndërkombëtare midis KH Allkalloid nga RMV dhe KH AEK nga Republika e Greqisë.
Për këto arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor në SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të posaçëm në komunikacion në rrugët përreth qendrës sportive.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë urdhrat e dhëna nga nëpunësit policorë dhe u bën apel qytetarëve që gjatë periudhës së caktuar kohore, nëse nuk kanë nevojë, të mos i parkojnë automjetet e tyre pranë qendrës sportive.