Më 24.05.2025 në orën 12:00 në rrugën "Bregalniçka" në Shtip, nëpunës policorë të SPB Shtip e kanë privuar nga liria T.N. (44) nga fshati Ullarci, komuna Çeshinovë-Obleshevë.
Gjatë një kontrolli të trafikut, nëpunësit policorë ndaluan një automjet pasagjerësh Opel me targa të Shkupit, të drejtuar nga T.N., dhe pas marrjes së masave, u konstatua se i njëjti ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se kishte 2.10 promilë alkool në gjak, pas së cilës menjëherë u largua nga trafiku dhe u ndalua në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.