Më 25.05.2025 (e diel) në periudhën nga ora 07:30 deri në orën 10:30, do të mbahet një garë atletike në rrugë me pozicion fillim-finish në blvd. "Jane Sandanski", ku garuesit do të lëvizin në një pjesë të bulevardit "Jane Sandanski" (korsia e djathtë e parë në drejtimin lindje-perëndim) në segmentin nga kryqëzimi me blvd."Serbia" dhe blvd. "Video Smilevski Bato" deri në kryqëzimin me rrugën "Vlladimir Komarov", në një pjesë të rrugës "Vasko Karangelevski" (në të dy drejtimet e lëvizjes) në segmentin nga kryqëzimi me blvd."Jane Sandanski" deri në kryqëzimin me blvd."ASNOM" dhe në një pjesë të blvd. "ASNOM" (korsia e djathtë e parë në drejtimin lindje-perëndim) në segmentin nga kryqëzimi me blvd. "Kiro Gligorov" dhe blvd. "Serbia" deri në kryqëzimin me rrugën "Vasko Karangelevski" në Shkup.
Për këto arsye, Njëti i Sigurisë në Komunikacionin Rrugor do të marrë masa për një regjim të posaçëm trafiku, duke e ridrejtuar trafikun në rrugët përreth.
Për këtë qëllim, MPB u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga nëpunësit policorë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.