Më 21.05.2025 në orën 21.58 në Shtip, nëpunësit policorë nga SPB Shtip e privuan nga liria S.T. (52) nga f.Lipoviq i Poshtëm, rrethi i Radovishit. Gjatë kontrollit të trafikut në rr. “Marshall Tito” në Shtip është ndaluar automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa të Radovishit, të cilin e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 2.27 promilë alkool në gjak.
Ai është mënjanuar nga komunikacioni dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtimi i pakujdesshëm i automjetit motorik”.