Më 23.05.2025 në orën 02.40, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Shtip e privuan nga liria H.P.. (32). Gjatë një kontrolli trafiku në rr. ,,Boris Kidriç’’ në Shtip është ndaluar automjeti i pasagjerëve ,,fiat’’ me targa të Shtipit, të cilin ai e drejtonte dhe pas ndërmarrjes së masave është konstatuar se është nën ndikimin e alkoolit, gjegjësisht i janë matur 1.81 promilë alkool në gjak.
Ai është mënjanuar nga komunikacioni dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 297-a të Kodit Penal - “drejtimi i pakujdesshëm i mjetit motorik”.