Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Bastisje në Stojakovë, janë gjetur bimë kanabisi, arrestohet një person

Bastisje në Stojakovë, janë gjetur bimë kanabisi, arrestohet një person

 

Më 10.10.2025, rreth orës 11:40, në fshatin Stojakovë, komuna Bogdanci, nëpunës policorë nga SPB Strumicë – NJPB Gjevgjeli privuan nga liria S.F. (43) nga fshati Stojakovë. Me urdhër gjykate është kryer kontroll në banesën e tij, gjatë të cilit pranë shtëpisë policia gjeti degë të prerë të bimës kanabis. Pas masave të marra, është identifikuar edhe lokacioni nga i cili ishin prerë, ku u gjetën gjithashtu dhe mjete për kultivimin e tyre. S.F. është mbajtur në Stacionin Policor të Gjevgjelisë dhe gjatë bisedës zyrtare ka pranuar veprën.

Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore të Gjevgjelisë është njoftuar, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.

Accessibility Menu