Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohen nha liria pesë shoferë në Shtip, Tetovë, Gostivar dhe Kriva Pallankë, drejtonin automjete me shpejtësi shumë më të lartë se shpejtësia e lejuar

Privohen nha liria pesë shoferë në Shtip, Tetovë, Gostivar dhe Kriva Pallankë, drejtonin automjete me shpejtësi shumë më të lartë se shpejtësia e lejuar

 

Më 11.10.2025 në orën 16:45 në rrugën Shtip - Koçan, pranë fshatit Krupishtë, nëpunës policorë të SPB Shtip privuan nga liria A.K. (57) nga Shtipi. Gjatë një kontrolli të trafikut me radar, nëpunësit policorë konstatuan se ai po drejtonte automjetin Fiat me targa të Shtipit me shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë.

Më 11.10.2025 në orën 14:49 në bulevardin “Marshall Tito” në Tetovë, nëpunësit policorë privuan nga liria A.A. (42) nga Shkupi. Gjatë kontrollit me radar, nëpunësit policorë konstatuan se ai po drejtonte një automjet pasagjerësh BMW në një zonë të populluar me një shpejtësi prej 106 kilometrash në orë në vend ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë.

Më 11.10.2025 në orën 14:48 në rrugën Tetovë - Gostivar, në pikën pagesore të Gostivarit, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria F.T. (36) nga Shkupi. Gjatë kontrollit me radar, nëpunësit policorë konstatuan se ai po drejtonte automjetin Mercedes me targa të Shkupit me shpejtësi prej 151 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

Më 11.10.2025 në orën 17:20 në rrugën Tetovë - Gostivar, në pikën pagesore të Gostivarit, nëpunës policorë të NJPB Gostivar privuan nga liria H.S. (31) nga fshati Reçan, rajoni i Gostivarit. Gjatë një kontrolli me radar, nëpunësit policorë konstatuan se ai po drejtonte automjetin BMW me targa të Gostivarit me shpejtësi prej 155 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë.

Më 11.10.2025 në orën 16.35 në rrugën Kumanovë - Kriva Pallankë, në fshatin Ginovcë, rrethi i Kriva Pallankës, nëpunës policorë të NJPB Kriva Pallankë privuan nga liria D.M. (23) nga fshati Rankovcë. Gjatë një kontrolli të trafikut me radar, nëpunësit policorë konstatuan se ai po drejtonte automjetin BMW me targa të Kriva Pallankës me shpejtësi prej 118 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë.

Personat janë mbajtur në stacion policor dhe pasi rastet të dokumentohen plotësisht, kundër tyre do të ngrihen akuza sipas nenit 297-a të Kodit Penal - "drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik".

Accessibility Menu