Fundjavën e kaluar, janë privuar nga liria 13 persona për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, 1,502 kundërvajtje komunikacioni
Gjatë fundjavës së kaluar (11/12.10.2025) si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit që po i realizojnë nëpunësit policorë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme në rrugët e mbarë vendit, nga gjithsej 1,502 urdhërpagesa të lëshuara, 958 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkruar të lëvizjes.
Janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal 13 persona, nga të cilët katër për ngasje nën ndikimin e alkoolit, katër për ngasje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara në vendbanim dhe pesë shoferë për ngasje me shpejtësi më të madhe nga e lejuara jashtë vendbanimit.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, janë regjistruar 97 kundërvajtje për parkim të parregullt, 122 masa janë shqiptuar për shoferë që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, si dhe 47 sanksione për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor u sanksonuan pesë drejtues motoçikletash për mosmbajtjen e helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe dy këmbësorë. Gjithashtu janë sanksionuar gjithashtu 43 pjesëmarrës në komunikacion që nuk kanë përdorur rripin e sigurimit.
Në përputhje me Ligjin për Automjete, 33 automjete u mënjanuan nga komunikacioni për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa tre për shkak të parregullësisë teknike. Janë sanksionuar edhe pesë shoferë për shkak të mospërmbushjes së kushteve të përshkruara në lidhje me errësimin e xhamave të automjeteve (folive).
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojnë së bashku për rrugë më të sigurta.