Më 11.10.2025 në orën 12:10 në Sheshin Skenderbej në Dibër, nëpunës policorë të NJPB të Dibrës privuan nga liria një 16-vjeçar nga një fshat në komunën Qendër Zhupë. Ai dyshohet se më parë ka kryer një "vjedhje" në një objekt tregtar në Dibër, gjatë së cilës ka marrë para. Në prani të nënës së tij, me të miturin është kryer një bisedë zyrtare, dhe paratë u gjetën dhe iu kthyen pronarit të objektit.
Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, NJPB Dibër do të ngrejë parashtresë përkatëse kundër të miturit.