Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Kontroll në Shtip, gjendet drogë, një person privohet nga liria

Kontroll në Shtip, gjendet drogë, një person privohet nga liria

Më 26.12.2015, në ora 10:00, në Shtip, zyrtarë policorë nga Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Shtip e privuan nga liria V.J. (47) nga Shtipi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, i kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u sekuestruan dy qese me marihuanë, një qese me substancë të bardhë në formë të ngurtë, 25 tableta, një peshore digjitale dhe para.

Gjithashtu, në çantën e vajzës së tij të mitur, në një kopsht fëmijësh, u gjet dhe u sekuestrua një paketim me substancë të bardhë në formë të ngurtë.

Personi është mbajtur në stacion policor dhe në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij është paraqitur kallëzim përkatës, ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Accessibility Menu