Me datë 27.12.2025, në orën 21:15, në Shkup, në zonën e Kisella Vodës, nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.K. (60) nga Shkupi. Rreth orës 17:00, në rr. "Dimo Haxhi Dimov" ndodhi një aksident rrugor ndërmjet një automjeti pasagjerësh "Folksvagen Pasat" me targa të Shkupit, të drejtuar nga B.K. dhe një automjeti transportues "Nisan" me targa të Shkupit, të drejtuar nga E.E. (31) nga f. Moranë, komuna e Studeniçanit, pas çka u godit edhe 19-vjeçarja A.S. - këmbësore.
Në aksident, A.S. pësoi lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave "Nënë Tereza" Shkup, ndërsa vozitësi E.E. dhe bashkudhëtarët e tij K.K. (30) dhe M.E. (19) të dy nga fshati Moranë, pësuan lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit "Shën Naum Ohridski" Shkup. U krye inspektimi nga ekipi inspektues, ndërsa pas masave të ndërmarra B.K. u privua nga liria dhe u ndalua në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës sipas nenit 300 të Kodit Penal.