Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Privohet nga liria një nëpunës policor për vepër të kryer penale "zhvatje", ngrihet kallëzim penal, vijon pezullimi nga vendi i punës

Privohet nga liria një nëpunës policor për vepër të kryer penale "zhvatje", ngrihet kallëzim penal, vijon pezullimi nga vendi i punës
Pas një denoncimi të mëparshëm nga një qytetar për vepër të kryer penale "zhvatje" nga nëpunësi policor H.Z. (48) në Njësinë për Çështje Kriminalistike Gazi Babë, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërmori masa dhe veprime adekuate për zbardhjen e rastit.
Në të vërtetë, qytetari denoncoi se H.Z. së bashku me persona të tjerë, në disa raste, i kishin kërkuar 20,000 euro , të holla që kinse djali i denoncuesit i kishte marrë prej tij. Pas kësaj, janë ndërmarrë masa dhe është bërë përpunimi kriminalistik-teknik i parave, ndërsa më 25.12.2025 në zonën e Qendrës, diçka pas dorëzim- pranimit, H.Z. është privuar nga liria dhe gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij iu gjetën 20 kartmonedha me nga 50 euro.
Ai është ndaluar në stacion policor, ndërsa Njësiti për Krime të Dhunshme, Njësia për Krime të Dhunshme pranë SPB Shkup, në PTHP Shkup, ndaj H.Z. ngriti kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale "zhvatje" sipas nenit 258 të Kodit Penal. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ndaj H.Z. do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masë të detyrueshme largimi nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Ndërsa, gjykatësi i procedurës paraprake të denoncuarit i caktoi masa kujdesi.

Accessibility Menu